8 C
Tetovo
E premte, 20 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAlarm për bombë në Gjimnazin e Tetovës, nxënësit largohen nga objekti i...

Alarm për bombë në Gjimnazin e Tetovës, nxënësit largohen nga objekti i shkollës

Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti.
Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.TS

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments