8 C
Tetovo
E martë, 24 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniArrestohet shtetasi turk , transportonte emigrantë me veturë me targa Kosove

Arrestohet shtetasi turk , transportonte emigrantë me veturë me targa Kosove

Një shtetas turk është arrestuar në Maqedoni pasi i njëjti është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë me një veturë me targa të Kosovës, përcjell TV21. Sipas MPB-së, në veturën e tij janë kapur emigrantë nga Egjipti dhe Algjeria.

“Më 23.02.2026 rreth orës 21:30, në një stacion karburanti në autostradën Shkup–Kumanovë, punonjësit e policisë e privuan nga liria O.K. (33) nga Turqia, pasi me një makinë “Skoda” me targa të Kosovës po transportonte gjashtë emigrantë, tre nga Egjipti dhe tre nga Algjeria. Më parë, në pikën e pagesës Rramanli, ai nuk ndaloi pas urdhrit të policisë, por pas marrjes së masave, makina u gjet dhe O.K. u arrestua. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet padi përkatëse penale”, thonë nga Policia.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments