Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy drejtorive sjell përfitime konkrete për ekonomitë e të dy vendeve, me fokus në rritjen e sigurisë dhe përshpejtimin e qarkullimit të mallrave.
Prioritetet e përbashkëta përfshijnë zgjerimin e korridoreve të gjelbra në të gjitha pikat kufitare, shkëmbimin e praktikave më të mira të laboratorit shtetëror kimik të Greqisë, forcimin e kontrolleve dhe hetimeve janë pjesë e iniciativave që do të përfshihen në Planin e përbashkët të Veprimit, për të cilin të dyja palët fillojnë të punojnë menjëherë.
Bashkëpunimi është i orientuar drejt modernizimit, digjitalizimit dhe harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar drejtpërdrejt në lehtësimin e tregtisë dhe përshpejtimin e integrimit në tregun e vetëm të BE-së.

