Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me zv/kryeministrin Arben Fetai, kanë pritur për viztë, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më pas, delegacioni, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga Kryetari i Komunës së Çairit, do të zhvendoset te Xhamia Mustafa Pasha. Më pas do të vazhdohet në zonën e Çarshisë së Vjetër, ku do të zhvillohet ecje ceremoniale drejt bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

