Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke e filluar agjendën në Komunën e Çairit, ku u prit nga kryetari Izet Mexhiti.
Pas takimit në komunë, Begaj vizitoi Çarshinë e Vjetër, xhaminë e Mustafa Pashës, e më pas vendosi lule te përmendorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në vazhdim të ditës, presidenti shqiptar do të qëndrojë në Komunën e Çashkës, ku do të pritet nga kryetari Suat Shaqiri, ndërsa më pas do të vizitojë edhe Jabollçishtën e Epërme.
Nesër, Begaj do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, do t’u drejtohet deputetëve me fjalim në Kuvend, si dhe do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Sipas paralajmërimeve, më 28 shkurt ai do të qëndrojë edhe në Tetovë, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Bilall Kasami.

