8 C
Tetovo
E premte, 27 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniArrestohet 18-vjeçari nga Pallatica – tronditi shkollat me njoftime të rreme për...

Arrestohet 18-vjeçari nga Pallatica – tronditi shkollat me njoftime të rreme për bomba!

Më 27.02.2026, në ora 09:10, në fshatin Pallaticë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria M.R. (18) nga fshati Pallaticë.

Ai dyshohet se në disa raste ka dërguar mesazhe elektronike në disa institucione arsimore në Tetovë, duke pretenduar se në objektet e tyre ishin vendosur mjete shpërthyese. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se të gjitha njoftimet për bomba kanë qenë të rreme.

Me urdhër gjykate është kryer edhe kontroll në shtëpinë e tij në fshat, ku janë sekuestruar disa pajisje elektronike. Personi është shoqëruar në stacion policor dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments