8 C
Tetovo
E martë, 3 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRutte në Shkup: NATO s’është e përfshirë në Iran, por do të...

Rutte në Shkup: NATO s’është e përfshirë në Iran, por do të mbrojë çdo anëtar

NATO nuk është i përfshirë në ngjarjet në Lindjen e Mesme, por do të angazhohet për mbrojtje të plotë nëse ndonjë vend anëtar sulmohet nga Irani. Këtë e theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në Shkup, në takimin me presidenten dhe komandanten e përgjithshme të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova. Siljanovska konfirmoi se prezenca e Rute në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetjen e NATO-s ndaj vendit.

“E dimë që Irani është eksportues i kaosit dhe përgjegjës për dekada për sulme terroriste dhe tentativa atentatesh. Nga përvoja ime personale dhe nga vendi im, ku ekziston diaspora iraniane e rrezikuar nga regjimi iranian, mund t’ju siguroj se NATO nuk është i përfshirë në konflikte, por do të mbrojë çdo pjesë të territorit të anëtarëve të NATO-s. Komandantët tanë ushtarakë punojnë çdo ditë për këtë dhe kanë një qasje 360 gradë, duke marrë parasysh çdo kërcënim terrorist”, tha Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm I NATO-s.

“Aktualisht zoti Rute është tek ne, dhe prezenca e tij këtu është një shenjë e qartë që NATO është me ne. Ai konfirmoi se NATO do të mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse do të sulmohen. Sa i përket ndërhyrjes së NATO-s në rajonin ku po zhvillohen aktualisht konfliktet, nuk mund të jap një përgjigje konkrete, pasi NATO mbron territorin e anëtarëve të saj”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, Presidente e RMV.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments