8 C
Tetovo
E enjte, 5 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFundjavë ideale në Kodrën e Diellit | Borë deri në 1 metër...

Fundjavë ideale në Kodrën e Diellit | Borë deri në 1 metër dhe çmime me zbritje

Fundjava në Kodrën e Diellit nuk guxon të humbet, pasi paralajmërohen kushte të shkëlqyeshme për skijim dhe relaksim. Bora në pista të caktuara arrin trashësi deri një metër, moti pritet të jetë i ngrohtë, ndërsa drejtoria ka ulur edhe çmimet e biletave për gjithë kategoritë.

Informacionet nga qendra turistike thonë se temperaturat e favorshme dhe gjendja e shumë e mirë e pistave të skijimit do të ofrojnë kushte të shkëlqyeshme për skijim. Dashamirët e skiive, snowboard dhe aktiviteteve tjera rekreative në natyrë e borë kanë para një fundjavë që s’duhet lëshuar. Këto paralajmërime kanë shtuar interesin e vizitorëve për në fundjavë, derisa një arsye shtesë për të mos lëshuar këtë vikend është edhe ulja e çmimeve të biletave të skiliftëve dhe oferta tejet e volitshme.

Për këtë fundjavë janë ulur çmimet për të gjitha kategoritë e biletave:

Bileta ditore: nga 1400 në 1100 denarë
Bileta gjysmë-ditore: nga 1100 në 900 denarë
Bileta ditore për fëmijë: nga 1050 në 850 denarë
Bileta gjysmë-ditore për fëmijë: nga 750 në 550 denarë
Bileta ditore për personat mbi 63 vjeç: nga 1300 në 1000 denarë
Bileta gjysmë-ditore për personat mbi 63 vjeç: nga 1000 në 800 denarë
Menaxhmenti i qendrës thekson se kushtet në terren monitorohen vazhdimisht, ndërsa ekipet teknike janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e pistave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe përvojës sa më cilësore për vizitorët.

Me kombinimin e motit të favorshëm, sasisë së konsiderueshme të borës dhe çmimeve promocionale, fundjava në Kodrën e Diellit shihet si një mundësi e mirë për të kaluar kohë aktive në natyrë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments