Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, raporton gjurme.info.
Në përvjetorin e ngjarjeve historike të marsit në Prekaz, Kasami theksoi rëndësinë e qëndresës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, duke e cilësuar sakrificën e tyre si themel të lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Në vijim, mesazhi i plotë i tij.
“Sot kujtojmë Epopesë e UÇK-së, ditët kur në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare. Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte mesazhi i fuqishëm se populli shqiptar nuk dorëzohet përballë padrejtësisë. Nga Prekazi u ngrit zëri i një kombi që kërkonte dinjitet, liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet. Ajo sakrificë u bë themel i shtetit të Kosovës dhe frymëzim për çdo shqiptar. Lavdi e përjetshme Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Kasami./gjurme.info/

