8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTë Shtëna Nga Një Makinë Në Zvicër – Në Pranga 34-Vjeçari Nga...

Të Shtëna Nga Një Makinë Në Zvicër – Në Pranga 34-Vjeçari Nga Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Zvicër pas një incidenti të rëndë me armë zjarri që ndodhi të enjten, më 5 mars. Sipas raportimeve të policisë, i dyshuari 34-vjeçar ka qëlluar nga një automjet drejt një grupi personash, duke shkaktuar një dramë të vërtetë në rrugë, shkruan 4News.mk

gjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në zonën industriale të qytetit Aigle.

I dyshuari ka qëlluar të paktën një plumb nga automjeti i tij në afërsi të një grupi të vogël burrash që qëndronin para një lokali publik.
Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Dy persona nga grupi i sulmuar janë futur menjëherë në një automjet dhe kanë nisur ndjekjen e tij deri në vendbanimin Bex, ku më pas i kanë humbur gjurmët.
Sipas informacioneve fillestare nga autoritetet, motivi i të shtënave lidhet me një konflikt të mëparshëm mes personave të përfshirë.

Incidenti dyshohet të jetë pasojë e një përplasjeje mes personave që njiheshin mes tyre.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk është raportuar për persona të lënduar.
Pas humbjes së gjurmëve të të dyshuarit, policia zvicerane ka nisur një operacion të gjerë kërkimi. Shtetasi maqedonas është lokalizuar dhe arrestuar në vendin Châtel-sur-Bex. Ai nuk kishte adresë të regjistruar banimi në Zvicër.

Në operacion kanë marrë pjesë disa patrulla policore të xhandarmërisë, pjesëtarë të njësisë speciale DARD, qen policorë, përforcime nga policia kantonale, si dhe një helikopter policor.

Hetimet vazhdojnë

Prokuroria lokale është njoftuar menjëherë për rastin dhe tashmë ka hapur një hetim zyrtar penal për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në këtë incident. Ndërkohë, për 34-vjeçarin e dyshuar është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments