Në Shkollën Fillore Komunale “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë është bërë zyrtarisht dorëzimi i detyrës së drejtorit. Pas përfundimit të mandatit dhe daljes në pension të drejtorit të deritanishëm, Liman Xhaferi, drejtimin e institucionit e ka marrë Gadaf Elmazi.
Elmazi është i njohur për angazhimin e tij si profesor i muzikës dhe si këngëtar, ndërsa nga tani do të mbajë përgjegjësinë për udhëheqjen dhe menaxhimin e këtij institucioni arsimor në komunën e Zhelinës.
Me këtë ndryshim në drejtim, pritet që shkolla “Luigj Gurakuqi” të vazhdojë punën dhe zhvillimin e saj në shërbim të nxënësve.

