Gjatë ditës së djeshme policia ka zhvilluar kontrolle të trafikut në rajonin e Tetovës. Siç mëson Tetovasot, janë sanksionuar 15 drejtues mjetesh për parkim të parregullt.
Gjithashtu, 13 automjete janë larguar me automjetin special “merimangë”, ndërsa janë evidentuar edhe 89 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, raporton Tetovasot.

