8 C
Tetovo
E shtunë, 14 Mars, 2026
BallinaLajmeProtestë e LSM-së në Shkup me kërkesë për pagë minimale prej 600...

Protestë e LSM-së në Shkup me kërkesë për pagë minimale prej 600 eurosh

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në Shkup do të mbajë protestë të punëtorëve me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe rritje lineare të të gjithë pagave tjera për më së paku 6.000 denarë. Protesta, sipas paralajmërimit të LSM-së, do të fillojë në ora 12:05 para “Rabotniçki dom”, njofton Portalb.mk.

Ruta e lëvizjes do të nis nga ndërtesa e LSM-së në rrugën “Mirçe Acev” në Qendër, do të vazhdojë nëpër rrugët “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski”, “Dame Gruev” dhe bulevardi “VMRO”, ndërsa do të përfundojë në bulevardin “Ilinden”

Është paraparë ndalesë para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe para Qeverisë, ku përfaqësuesit e LSM-së dhe punëtorët do të dërgojnë kërkesat dhe mesazhet kryesore.

Vendimi për dalje në rrugë, siç informoi paraprakisht kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov, vjen pas injorimit dhe mospërmbushjes së kërkesave sindikale nga ana e Qeverisë dhe punëdhënësve. Ata parashikojnë harmonizim ligjor të pagës minimale për vetëm 1.667 denarë, shumë që, sipas Sindikatit, nuk e mbulon as vlerën e rritur të shportës konsumatore sindikaliste. Për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera është organizuar transport.

Kujtojmë se LSM në shkurt mbajti disa protesta duke bllokuar institucionet kyçe. Më 17 shkurt LSM-ja zhvilloi bllokadë para Qeverisë, ndërsa pas protestës së madhe më 28 janar, e cila kërkoi rritjen e pagave minimale dhe të gjitha pagave të tjera në vend, LSM mbajti bllokada të Parlamentit dhe Odës Ekonomike. LSM e bazon kërkesën e saj për rritje të pagave në rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e vlerës së shportës së konsumatorit të sindikatës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments