8 C
Tetovo
E enjte, 19 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, emëron u.d drejtor të shkollës fillore në Bogovinë, Abdylbasit Xhaferin

Feti Abazi, emëron u.d drejtor të shkollës fillore në Bogovinë, Abdylbasit Xhaferin

“Sot, me kënaqësi njoftojmë se kam përcaktuar si ushtrues të detyrës së drejtorit në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë Abdylbasit Xhaferi”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogivinës Feti Abazi, në Facebook.
Tutje, ai ka elaboruar përvojën dhe profesionalizmin e ushtruesit të detyrës së drejtorit, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” – Bogovinë.

“Me një përvojë 24-vjeçare si arsimtar i gjuhës angleze në këtë shkollë, si dhe me përvojë të mëparshme në drejtimin e saj, Abdylbasit Xhaferi sjell profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të thellë të sistemit arsimor.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit!”, ka përfunduar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments