8 C
Tetovo
E enjte, 19 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Nënshkruam marrëveshje prej 15 milionë denarëve me MPPS-në. Për ndërtimin...

Feti Abazi: Nënshkruam marrëveshje prej 15 milionë denarëve me MPPS-në. Për ndërtimin e çerdhes në Siniçan

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka njoftuar në Facebook, se ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Politikës dhe Punës Sociale Fatmir Limani, në vlerë prej 15 milionë denarëve, për ndërtimin e çerdhes në fshatin Siniçan.

“Çerdhja në Siniçan do të ndërtohet!

Sot, nënshkruam marrëveshjen me Ministrinë për Punë Sociale për realizimin e një projekti me vlerë 15.000.000 denarë, që parasheh rekonstruimin dhe adaptimin e objektit në v.b Siniçan në çerdhe moderne për fëmijët tanë.

Ky ishte një premtim parazgjedhor, dhe sot po e kthejmë në realitet. Shumë shpejt, fëmijët që presin të bëhen pjesë e sistemit parashkollor do të kenë një hapësirë të re, të sigurt dhe bashkëkohore.

Vazhdojmë me përkushtim për më shumë investime dhe kushte më të mira për fëmijët tanë”, ka shkruar, Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments