Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në mesazhin e tij urues, ai thekson rëndësinë e kësaj dite të shenjtë si një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.
“Përhajr Fitër Bajramin! Paçi një festë të bukur, me begati dhe shumë bekime në familjet tuaja. Duke shpresuar që Ramazani na afroi me Zotin dhe lutjet tona janë pranuar, le të afrohemi me njëri-tjetrin në këtë festë!”, thuhet në urimin e Qamilit.
Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe mirëkuptim në çdo familje, duke theksuar vlerat e bashkimit dhe solidaritetit që përcjell Fitër Bajrami.

