8 C
Tetovo
E premte, 20 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPresidentja uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit: Mesazh paqeje dhe bashkëjetese

Presidentja uron besimtarët me rastin e Fitër Bajramit: Mesazh paqeje dhe bashkëjetese

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës.

Ajo thekson se Fitër Bajrami nuk është vetëm një festë tradicionale, por një simbol i besimit të thellë, spiritualitetit, mëshirës dhe dashurisë mes njerëzve. Sipas saj, fryma e muajit të shenjtë nuk qëndron vetëm në objektet fetare apo në familjet e besimtarëve, por reflektohet në gjithë shoqërinë. Në një kohë sfidash globale, si konfliktet, krizat dhe ndryshimet klimatike, presidentja nënvizon se vetëm përmes respektit të ndërsjellë, unitetit dhe solidaritetit mund të ndërtohet një shoqëri e qëndrueshme dhe një e ardhme më e mirë për të gjithë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments