8 C
Tetovo
E premte, 20 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKryeparlamentari Gashi: Në emrin tim personal dhe të Kuvendit, ju uroj për...

Kryeparlamentari Gashi: Në emrin tim personal dhe të Kuvendit, ju uroj për shumë mote Bajramin e Madh!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanirirar besimtarët myslimanë me rastin e Fitér Bajramit.

Urimi i plotë i Gashit:

Të nderuar besimtarë myslimanë,
Me rastin e Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet dhe begati për ju dhe familjet tuaja!

Pas një muaji përkushtimi, reflektimi dhe sakrifice, Ramazani na rikujtoi vlerat e durimit, përulësisë dhe solidaritetit. Duke uruar që agjërimi, lutjet, veprat e mira dhe adhurimet tuaja të jenë pranuar, le të vazhdojmë të kultivojmë mirësinë, respektin dhe bashkëpunimin në përditshmërinë tonë.
Le të jetë kjo ditë feste një moment afrimi, që forcon lidhjet tona dhe na frymëzon për më shumë kujdes ndaj njëri-tjetrit.

Në emrin tim personal dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj për shumë mote Bajramin e Madh!

Me respekt,
Afrim Gashi

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments