Kompania me numrin më të madh të pompave të benzinës në Maqedoni, “Makpetrol”, ka njoftuar se ka marrë vendim që nga mesnata të shesë karburantet me çmime që janë për dy denarë për litër më të ulëta se ato që i shpalli sot pasdite Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), përcjell tetova1
Sipas vendimit të kompanisë, benzina Eurosuper 95 do të shitet me çmim prej 84,5 denarë për litër, ndërsa benzina 98 do të kushtojë 86,5 denarë për litër.
Ndërkohë, një litër naftë në pikat e “Makpetrol” do të shitet me çmim prej 93,5 denarë, që gjithashtu është për dy denarë më i ulët se çmimi i përcaktuar nga KRRE, prej 95,5 denarë për litër./tetova1.mk

