8 C
Tetovo
E premte, 27 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: "Ftojmë personat fizikë apo juridikë, të paraqesin kërkesat për investime...

Feti Abazi: “Ftojmë personat fizikë apo juridikë, të paraqesin kërkesat për investime në panelet diellore. Thirrja vlen deri më 1 prill”

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës, kanë shpallur thirrjen për investimet në energjinë e ripërtëritshme (instalimin e paneleve diellore), qoft prej personave fizikë apo juridikë.

Thirrja vlen, deri më 1 prill.

Postimi i plotë, në Facebook:

“Ftohen të gjithë investitorët privatë, persona fizikë apo juridikë, që planifikojnë investime në energji të ripërtëritshme, veçanërisht instalimin e paneleve diellore, qoftë në çati apo në tokë, që iniciativat e tyre t’i paraqesin në Komunën e Bogovinës deri më 1 prill (afati është i përcaktuar nga Ministria e Energjetikës), afati shtesë për plotësim ndryshim është deri më 1 Tetor.

Thirrja vlen për projekte në fushën e energjisë, efikasitetit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Të gjitha iniciativat e paraqitura do të shqyrtohen për përfshirje në Planin Energjetik Komunal”, ka përfunduar, Abazi.

Dokumentet e nevojshme, në linqet e mëposhtme:

📄 Dokumentet: https://energy.gov.mk/sq-AL/dokumenti/dokumenti
📩 [email protected]

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments