8 C
Tetovo
E martë, 31 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi dhe Krasniç, nga komuna e Mamushës: "Bashkëpunim prej 830 mijë...

Feti Abazi dhe Krasniç, nga komuna e Mamushës: “Bashkëpunim prej 830 mijë eurove, për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ujërave të zeza”

“Një tjetër sukses i madh për komunën tonë në përfitimin e fondeve evropiane! Sot kemi nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me Komunën e Mamushës, në kuadër të projektit “Bio Natural Solutions”, që synon mbrojtjen e ambientit dhe menaxhimin e ujërave të zeza në Komunën e Bogovinës dhe Komunën e Mamushës në Republikën e Kosovës”, ka shkruar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Më tej, Abazi ka nënvizuar se fondet e këtij projekti bilateral, janë siguruar nga Bashkimi Europian.

“Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes mekanizmit të bashkëpunimit ndërkufitar, është dëshmi e qartë e përkushtimit dhe kapaciteteve tona për të aplikuar me sukses dhe për të siguruar mbështetje nga fondet evropiane për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë.

Përmes këtij investimi të rëndësishëm prej 830 mijë eurosh, do të kontribuojmë në:
Mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore
Parandalimin e ndotjes nga ujërat fekalë
Përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët
Forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar

Një falënderim i veçantë për vizitën dhe bashkëpunimin e frytshëm për Kryetarin e Komunës së Mamushës, z. Abdulhadi Krasniç.

Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të pastër, më të gjelbër dhe më evropiane!”, ka përfunduar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments