Sot është kremtuar dita e patronatit të shkollës “Abdyl Frashëri – Bogovinë”, për të cilin manifestim, kreu i kësaj komune Feti Abazi, ka deklaruar se momente si ky, të mbushin me emocion, krenari dhe frymëzim.
POSTIMI I PLOTË:
“Sot shënuam Ditën e patronatit të shkollës “Abdyl Frashëri” në Bogovinë, një ditë e mbushur me emocion, krenari dhe frymëzim
Si kryetar i komunës, pata kënaqësinë të ndjek nga afër programin artistik të përgatitur me shumë përkushtim nga nxënësit e kësaj shkolle. Përmes performancave të tyre, ata sollën vlera, kulturë dhe respekt për figurën e Abdyl Frashëri, duke dëshmuar se janë një brez i denjë për të ardhmen tonë.
Falënderoj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për angazhimin dhe punën e palodhshme në organizimin e këtij aktiviteti kaq të bukur.
Urime të gjithë kolektivit të shkollës për këtë ditë të veçantë!”, ka uruar, Feti Abazi.

