Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, në një intervistë për Gjurmë.info ka folur për procesin e bashkimit të VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.
Në prononcimin e tij, Qamili theksoi se hapi i parë drejt këtij bashkimi – shkrirja e organeve partiake – tashmë është ndërmarrë nga të gjitha partitë që përbëjnë VLEN-in, përfshirë Lëvizjen BESA, Lëvizjen Demokratike, Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët.
Sipas tij, VLEN përfaqëson bashkimin më të rëndësishëm politik të shqiptarëve në vend. Ai shtoi se brenda VLEN, është rënë dakord për modelin e organizimit të brendshëm, me bashkëkryetar, poste që pritet t’i mbajnë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.
Deklaroi se kongresi i parë i VLEN pritet të mbahet më muajin maj.

