Deputetja e VLEN Sarana Imeri i ka reaguar Arbër Ademit. Ja reagimi i saj.
“Deri sa ishe në pushtet, nuk e çave kokën për studentët. Tani lëri të qetë – le të shprehin vullnetin e tyre. Mos u afro me kërkesat e tyre, Arbër. E drejta do t’u jepet atyre, herët a vonë. Ndërsa ju do të hyni në analet e historisë si pushtetarë të Soravisë, llotarisë dhe mineraleve”, ka shkruar Imeri.

