8 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniHapet thirrja e vauçerëve, për klimatizuesit inverter në komunën e Bogovinës. Feti...

Hapet thirrja e vauçerëve, për klimatizuesit inverter në komunën e Bogovinës. Feti Abazi, sqaron detajet

“Ju njoftojmë se është hapur thirrja publike për vauçer për blerje dhe montim të klimatizuesve inverter”, ka njoftuar në Facebook, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, duke sqaruar më tutje, detajet e kategorive që kanë të drejtë për aplikim.

“Kush mund të aplikojë?
Vetëm familjet/amvisëritë ku ka persona me aftësi të kufizuara, përkatësisht:

* persona që përfitojnë kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, ose
* fëmijë me aftësi të kufizuara deri në 26 vjeç që përfitojnë shtesë të veçantë, dhe që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen publike.

Kjo thirrje nuk është për të gjithë qytetarët, por vetëm për këtë kategori.

Për më shumë informata dhe për aplikim, vizitoni linkun zyrtar:

https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-povik-za-dodeluvanje-na-potvrda-vaucer-za-kupuvanje-i-vgraduvanje-na-inverter-klima-uredi-za-zastita-na-ranlivi-potrosuvaci-na-energija-za-2026-godina

Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë, Komuna është në dispozicion për t’ju ndihmuar në numrin e telefonit: +389 76 235 787”, ka mbaruar, Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments