“Sonte, falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të njësisë sonë të zjarrfikësve, si dhe mbështetjes së çmuar nga ekipet e Njësisë Territoriale të Tetovës, u bë e mundur shuarja me sukses e zjarrit që kishte përfshirë zonën pyjore përgjatë rrugës për në Novo Sellë, afër vendit të njohur si Zabel”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në rrjetet sociale.
Tutje, ai ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për guximin e zjarrfikësve, që kanë treguar në këtë aksion, për mbrojtjen dhe shpëtimin e pasurisë natyrore.
“Shpreh mirënjohjen time të thellë për guximin, sakrificën dhe përkushtimin tuaj në mbrojtjen e pasurisë sonë natyrore nga dëme të mëdha. Falë jush, u parandalua një rrezik serioz për pyjet dhe mjedisin tonë.
Ju faleminderit për shërbimin dhe angazhimin tuaj të palodhshëm!”, ka përfunduar, Abazi.

