8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniQamili për Jurisprudencën: Pse nuk reagoi kryeministri Talat Xhaferi kur djali i...

Qamili për Jurisprudencën: Pse nuk reagoi kryeministri Talat Xhaferi kur djali i tij e dha provimin maqedonisht?

Nënkryetari i Tetovës dhe përfaqësues i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin Zoom në TVM2 tha se problemi me Provimin e Jurisprudencës është pasojë e zgjidhjeve gjysmake të pushtetit 22-vjeçar të BDI-së. Gjatë debatit, Qamili e pyeti përfaqësuesin e BDI-së Ridvan Ibrahimi se pse nuk e zgjidhi këtë çështje kryeministri shqiptar Talat Xhaferi, kur edhe djali i Xhaferit ka dhënë provimin në maqedonisht.

Ai sqaroi se ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon harmonizimin e ligjeve të tjera, por këtë nuk e bëri BDI-ja.

“Sot po përballemi me pasojat e zgjidhjeve gjysmake që na i la pushteti paraprak i BDI-së. Ligji për përdorimin e gjuhëve e kushtëzon gjuhën shqipe me klauzolë demografike, pra gjuha që përdorin të paktën 20% e popullsisë. Përveç kësaj, neni 23 i ligjit për përdorimin e gjuhëve e thotë qartë se duhet të gjitha aktet nënligjore, dispozitat e ligjeve tjera të përshtaten me këtë ligj, por BDI-ja nuk e bëri këtë”, deklaroi Albi Qamili.

Sidoqoftë, Qamili tha se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt nga Qeveria VLEN dhe tashmë po punon grupi i punës në këtë drejtim.

“BDI pati 6 ministra të drejtësisë, por nuk e rregulluan këtë çështje me ndonjë akt normativ. VLEN do ta zgjidhë këtë çështje, edhe pse nuk e kemi as Ministrin e Drejtësisë, as zv/Ministrin e Drejtësisë, ne do ta zgjidhim këtë çështje. Ashtu siç e tha kryetari Kasami, tashmë është formuar grupi i punës dhe po punon për zgjidhje”, tha Qamili.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments