8 C
Tetovo
E enjte, 9 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniZv. Ministri Hoxha viziton fermën “Adili Farm”

Zv. Ministri Hoxha viziton fermën “Adili Farm”

Fshati Radiovcë po bëhet shembull i risive në bujqësi, falë iniciativës së Omer Adilit, i cili ka zhvilluar një fermë moderne për kultivimin e kërpudhave morel.

Në 14 sera, me rreth 16,000 qese substrati dhe sistem ujitjeje nga lart në formë shiu, kjo fermë tashmë ndodhet në fazën e vjeljes. Kërpudhat morel, të njohura për vlerat e tyre ushqyese dhe çmimin e lartë në treg, janë një produkt strategjik për zhvillimin e bujqësisë dhe gastronomisë lokale.

Zëvendësministri Albrim Hoxha përgëzoi Omerin për angazhimin dhe menaxhimin e suksesshëm të kësaj iniciative, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së projekteve inovative që sjellin vlerë të shtuar dhe zhvillim ekonomik në sektorin bujqësor.

“Angazhohemi të mbështesim të rinjtë dhe iniciativat e reja që sjellin inovacion, punësim dhe rritje të konkurrencës në bujqësi,” theksoi zëvendësministri Hoxha gjatë vizitës.

Ky vizitë është një shembull i qartë se si risitë dhe teknologjia mund të transformojnë sektorin bujqësor dhe të ofrojnë mundësi të reja për prodhuesit vendas.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments