8 C
Tetovo
E enjte, 9 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Fillon ndërtimi i rrugës Prekovec në Bogovinë. Do lehtësojë qasjen...

Feti Abazi: Fillon ndërtimi i rrugës Prekovec në Bogovinë. Do lehtësojë qasjen drejt tokave bujqësore dhe do lidhë fshatin me zonën industriale

“Sot shënuam fillimin e ndërtimit të rrugës Prekovec në Bogovinë, një projekt i shumëpritur për banorët e kësaj zone. Kjo rrugë do të lehtësojë qasjen drejt tokave bujqësore dhe njëkohësisht do të lidhë pjesën e fshatit me zonën industriale në Bogovinë”, ka njoftuar, kreu i komunës Feti Abazi, në Facebook.

Tutje, ai ka konstatuar, se ky nuk është as projekti i parë, por as i fundit, që po realizohet, si pjesë e programit qeverisës, në kuadër të kampanjës elektorale.

“Një hap konkret drejt zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët tanë.

Një nga një, premtimet e platformës sonë zgjedhore po bëhen realitet”, ka përfunduar, ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments