Një tërmet me epiqendër në zonën Dellçevë – Berovë, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit, është regjistruar gjatë natës në ora 00:22. Sipas të dhënave nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti kishte magnitudë lokale prej 3.1 sipas shkallës Rihter.
Sipas informacioneve të deritanishme, lëkundjet janë ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë, me intensitet prej shkallës III-IV sipas shkallës makrosizmike evropiane.

