8 C
Tetovo
E enjte, 23 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbazi dhe zv/sekretari i parlamentit, Jusufi: "Hapet zyra e deputetëve brenda komunës...

Abazi dhe zv/sekretari i parlamentit, Jusufi: “Hapet zyra e deputetëve brenda komunës së Bogovinës, për komunikim me qytetarët”

“Paradite prita në një takim zëvendëssekretarin e Parlamentit të RMV-së, z. Ibush Jusufi”, ka njoftuar kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Arsyeja e takimit, sipas Abazit, ka qenë hapja e “Zyrës së deputetëve, për komunikim me qytetarët”, brenda objektit komunal.

“Parlamenti i RMV-së, në bashkëpunim me NDI, BNJVL dhe komunat, po realizon projektin “Rrjeti parlamentar për komunikim me qytetarët”.

Komuna e Bogovinës mirëpret hapjen e kësaj zyre brenda objektit komunal, e cila do të shërbejë si pikë kontakti për deputetët, duke mundësuar komunikim më të afërt dhe më të drejtpërdrejtë me qytetarët”, ka përfunduar, Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments