8 C
Tetovo
E diel, 26 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniTabela të reja informuese, një tjetër hap i suksesshëm në Parkun Kombëtar...

Tabela të reja informuese, një tjetër hap i suksesshëm në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Parku Kombëtar Mali Sharr vazhdon me aktivitete konkrete në funksion të mbrojtjes së natyrës dhe informimit të qytetarëve.

Rojet e parkut realizuan vendosjen e disa tabelave informuese në pika të rëndësishme të zonës, duke forcuar ndërgjegjësimin për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.
Fillimisht, një tabelë informuese u vendos në hyrje të fshatit Duf, për të orientuar vizitorët dhe për t’i informuar mbi rëndësinë, rregullat dhe bukuritë e Parkut Kombëtar Mali Sharr.
Aktiviteti vazhdoi edhe në fshatin Gjurgjevisht në komunën e Vrapçishtit, si dhe në fshatin Kalisht, afër restorantit Bastion, ku u vendos tabela e fundit.
Nën menaxhimin e drejtorit Evzal Elmazi, Parku Kombëtar Mali Sharr po dëshmon përkushtim të vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore, duke sjellë investime të dobishme për banorët dhe vizitorët. Ky angazhim mbetet shembull i punës serioze për një park më të mbrojtur dhe më të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments