8 C
Tetovo
E martë, 28 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKapet me pasaportë false në Aeroportin e Shkupit, arrestohet shtetasi nga Kina

Kapet me pasaportë false në Aeroportin e Shkupit, arrestohet shtetasi nga Kina

Policia kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka arrestuar një 48-vjeçar nga Republika Popullore e Kinës, pasi i njëjti ka tentuar të hyjë në shtet me dokumente të rreme.
​Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur dje (më 27.04.2026) rreth orës 16:45. Gjatë kontrollit të dokumenteve në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi me iniciale J.S.V. ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.
​Personi në fjalë i është dorëzuar zyrtarëve policorë të SPB Shkup për procedura të mëtejshme ligjore.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments