8 C
Tetovo
E hënë, 4 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, hap turneun tradicional, në Novo Sellë. Futbolli, forcon komunitetin dhe...

Feti Abazi, hap turneun tradicional, në Novo Sellë. Futbolli, forcon komunitetin dhe ruan traditat

Ditën e sotme, ka filluar turneu tradicional në fshatin Novo Sellë të Bogovinës. Pjesë e fillimit të këtij turneu, ishte edhe i pari i Bogovinës, Feti Abazi. I cili u shpreh i nderuar, që ishte prezent në këtë eveniment sportiv.

POSTIMI I PLOTË, NË FACEBOOK:

“Sot pata kënaqësinë të jem i pranishëm në këtë aktivitet të bukur sportiv, i cili tashmë është bërë traditë për zonën tonë. Ekipe të ndryshme morën pjesë me përkushtim dhe energji të jashtëzakonshme, duke e kthyer këtë turne në një festë të vërtetë sportive.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë organizim është ngrohtësia dhe mikpritja karakteristike e banorëve të Malësisë, të cilët gjithmonë dinë të presin dhe të bashkojnë njerëzit rreth vlerave të mira.

Urime për organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit! Aktivitetet e tilla forcojnë komunitetin dhe ruajnë traditat tona”, u shpreh, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments