8 C
Tetovo
E hënë, 4 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniU privuan nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, 7 pa...

U privuan nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, 7 pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njfoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, ndërsa shtatë prej tyre pa patentë shoferë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet patentë shoferi (katër në Shkup, dy në Tetovë dhe një në rajonin e Kumanovës), një shofer në Dibër ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv, ndërsa një shofer në Manastir ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Në Gradsko, një person ka drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa në Koçan një person ka drejtuar automjet në kah të kundërt”, njoftoi MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzime penale përkatëse./Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments