8 C
Tetovo
E hënë, 4 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniQamili në takimin rajonal në Gostivar: Rinia e Tetovës tashmë pjesë e...

Qamili në takimin rajonal në Gostivar: Rinia e Tetovës tashmë pjesë e vendimmarrjes

Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në takimin rajonal të komunave të Pollogut në Gostivar, i cili iu kushtua pjesëmarrjes rinore në nivel lokal.

Takimi, i organizuar nga Komuna e Gostivarit me mbështetjen e RYCO, synoi shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e mekanizmave funksionalë për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje .

Në fjalën e tij, Qamili theksoi se Komuna e Tetovës tashmë ka bërë hapa konkretë në këtë drejtim. Sipas tij, nën udhëheqjen e kryetarit Bilall Kasami, Komuna e Tetovës ka institucionalizuar përfshirjen rinore dhe ka rritur bashkëpunimin me të rinjtë përmes projekteve konkrete.

“Rinia tashmë është pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Këshilli Rinor Lokal funksionon, ndërsa Qendra Rinore është themeluar dhe po punon për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë”, deklaroi Qamili.

Takimi rajonal mblodhi përfaqësues të komunave, organizatave rinore dhe institucioneve, duke u fokusuar në funksionimin e këshillave rinorë lokalë, bashkëpunimin ndërmjet komunave dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments