Maqedonia e Veriut dhe Turqia vazhdojnë të ndërtojnë partneritet të mirë dhe komunikim të afërt në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit agro-ushqimor.
Në kuadër të Konferencës Rajonale të FAO-s në Taxhikistan, zhvillova takim me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë, Ahmet Bagci.
Përveç bujqësisë dhe zhvillimit rural, me theks të veçantë biseduam për tregtinë agro-ushqimore mes dy vendeve, digjitalizimin e sektorit dhe shkëmbimin e përvojave në politikat moderne bujqësore.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe e ardhmja e FAO-s dhe prioritetet e organizatës në periudhën e ardhshme.
Diskutuam gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në menaxhimin e ujërave, pylltari, sigurimin bujqësor, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat të të dy vendeve.

