Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konfirmoi se kafsha e cila dje shkaktoi panik në lagjen Kozle të Shkupit ishte ujk, dhe jo qen siç u spekulua fillimisht. Ujku është kapur dhe është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, ku do t’i nënshtrohet karantinës dhe një trajtimi të posaçëm.
Sipas informacioneve, ujku kishte një zinxhir dhe ekzistojnë dyshime se ai është mbajtur në kushte shtëpiake. Deri më tani nuk dihet se si ka përfunduar në rrugët e Kozles. Qytetarët e shqetësuar kanë denoncuar se kafsha po lëvizte nëpër lagje, pas cilës gjë u kap me shpejtësi.
Nga Kopshti Zoologjik i përgënjeshtruan spekulimet se bëhej fjalë për një qen me çip. Nga AUV-ja paralajmëruan kontrolle shtesë për të përcaktuar origjinën e ujkut dhe nëse ai mund të jetë sjellë nga ndonjë vend tjetër apo nga ndonjë kopsht zoologjik.
Ujku do të qëndrojë në karantinë të paktën 21 ditë, ndërsa më pas do të vendoset në një vendbanim të përshtatshëm brenda Kopshtit Zoologjik.

