8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBlerim Sejdiu: Garantojmë se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në...

Blerim Sejdiu: Garantojmë se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Anëtari i kryesisë së VLEN-it, Blerim Sejdiu në një prononcim për TV Klan ka garantuar se provimi i jurisprudencës, ashtu siç e bënë të ditur edhe bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti e Bilall Kasami do të jepet edhe në gjuhën shqipe.

“Pra siç dihet dy liderët kanë pasur takim me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ndër temat kryesore ka qenë provimi i jurisprudencës, që është një kërkesë e vjetër e studentëve, Është absurde në vitin 2026 studentët ende të detyrohen të protestojnë për një të drejtë elementare”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij kjo, është pasojë direkte e përfaqësuesve politik shqiptarë që për 22 vite i përdorën shqiptarët për vota, ndërsa çështjet reale i lanë të pazgjidhura.

“Dhe sot ne përfundimisht po e zgjidhim këtë çështje dhe se garantojmë se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe”, ka thënë Sejdiu.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments