8 C
Tetovo
E enjte, 21 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPolicia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Vrapçishtit,...

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, ja pse

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar kundër personit I.Sh., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, sipas nenit 353 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas kallëzimit, I.Sh., gjatë vitit 2025, ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike, duke lidhur kontratë për realizimin e punimeve ndërtimore – rikonstruksionin e një rruge lokale në Dobërdoll, nga qendra e fshatit deri te lidhja me rrugën servisore pranë rrugës shtetërore A2, aksi Tetovë – Gostivar, pa pritur vendimin përfundimtar lidhur me ankesën e paraqitur pranë Komisionit Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike.

Siç thuhet më tej, edhe pse Komisioni Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike kishte anuluar vendimin për zgjedhjen e operatorit ekonomik më të favorshëm, kryetari i komunës kishte realizuar pagesë ndaj kompanisë së përzgjedhur në bazë të kontratës tashmë të lidhur.

Me këto veprime, sipas hetimeve, subjektit juridik i është mundësuar përfitim pasuror i kundërligjshëm në vlerë prej 11.848.675 denarësh.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments