Një rast i rëndë i dhunës familjare është regjistruar në Tetove.
Policia ka arrestuar K.B. (36), pasi sipas denoncimit ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare dhe ka dëmtuar mobiliet në shtëpinë familjare.
“Gjatë alkotestimit janë matur 1.49 promilë alkool në gjak”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse.

