8 C
Tetovo
E premte, 22 Maj, 2026
BallinaLajmeRajoniQytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen:...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili e kishte quajtur “xhenaze”.

Fjala “xhenaze” përdoret për të vdekurin ose ceremoninë e varrimit, por në të folur përdoret edhe si ofendim për një person të dobësuar apo të rraskapitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Komentet me këtë përmbajtje Totaj i ka bërë pikërisht në një postim në të cilin ka folur rreth linçimit publik, gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, që sipas tij po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

Në të njëjtin postim, një qytetar i ka komentuar: “Qyr xhenazja, qyre more xhenazen…”.

Në po të njëjtin koment është përgjigjur Totaj, duke u shprehur: “Nese fare ki familje, përshëndeti krejt me rend!”

Sërish, qytetari i është përgjigjur kryetarit të Prizrenit me gjuhë të njëjtë.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments