8 C
Tetovo
E premte, 22 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi zyrtarizon projektin ambientalist 830 mijë eurosh, në bashkëpunim me BE-në...

Feti Abazi zyrtarizon projektin ambientalist 830 mijë eurosh, në bashkëpunim me BE-në dhe komunën e Mamushës

Pas dy muajsh kur ndodhi takimi mes kreut të komunës së Bogovinës Feti Abazi dhe atij të Mamushës së Kosovës, Abdulhadi Krasniç.

Ditën e sotme është zyrtarizuar, marrëveshja për mbrojtjen e ambientit, në vlerë prej 830 mijë eurosh, e dakorduar midis palëve dhe e financuar nga Bashkimi Europian.

Postimi i plotë:

“Sot në Prishtinë morëm pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së fondeve nga Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me këtë rast, edhe zyrtarisht konfirmuam pranimin e grantit nga Bashkimi Evropian për projektin BNS, i cili do të implementohet ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe Komunës së Mamushës, në vlerë prej mbi 800 mijë euro.

Përmes këtij projekti do të ndërhyjmë tek ndotësit më të mëdhenj në komunë me instalimin e filter stacioneve lokale, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Si komunë mbetemi të përkushtuar për të sjellë sa më shumë investime dhe fonde nga jashtë, në shërbim të qytetarëve tanë dhe një ambienti më të pastër!”, ka përfunduar Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments