Policia ka arrestuar tre persona për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në total janë raportuar pesë raste të ndryshme në disa qytete të vendit
Në Shkup është arrestuar një 50-vjeçar i dyshuar se ka sulmuar bashkëshorten e tij 46-vjeçare, ndërsa në Negotinë një 18-vjeçar është ndaluar pasi dyshohet se ka sulmuar nënën dhe vëllain e tij të mitur.
Në Vinicë është arrestuar një 37-vjeçar, i cili së bashku me nënën e tij dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes 22-vjeçare.
Në raportin policor përfshihen edhe raste të tjera në Shkup, ku një 39-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një grua 43-vjeçare ka raportuar bashkëshortin për dhunë në familje.
MPB thotë se po punon për dokumentimin e plotë të rasteve.

