Sekretarja shtetërore Matlioska në mbledhjen plenare të MONEYVAL-it – Vendi ynë është vazhdimisht i përkushtuar në përmirësimin e sistemit ndaj luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit
28 maj 2026, Shkup – Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë në mbledhjen plenare të 71-të të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit – MONEYVAL, i cili po mbahet në Strasburg nga datë 26 deri më 29 maj, organizuar nga Këshilli i Evropës. Në kuadër të delegacionit marrin pjesë sekretarja shtetërore në Ministrinë e Financave, Andriana Matlioska, drejtori i Dretorisë së Zbulimit Financiare, Kujtim Ibishi dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski.
Pjesëmarrja e delegacionit të Maqedonisë në këtë mbledhje plenare konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të vendit për përmirësimin e sistemit institucional dhe rregullator në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Financial Action Task Force (FATF).
Vendi ynë kontribuon në ndarjen e praktikave të mira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke përforcuar kështu pozicionin e tij si partner në standardet globale të sigurisë.
Në kuadër të mbledhjes do të diskutohen çështje që lidhen me avancimin e standardeve dhe politikave ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe aktivitete që lidhen me proceset e vlerësimit dhe monitorimit të shteteve anëtare.
Në takim do të diskutohet për raportet e vlerësimit të ndërsjellë nga raundi i 6-të për Armeninë dhe Slloveninë, do të shqyrtohet progresi dhe raportet e monitorimit për Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe avancimi i procedurave të harmonisë për Gjeorgjinë dhe Poloninë.
Anëtarësimi në MONEYVAL paraqet mundësi për vendet që të ndjekin ndryshimet në legjislacionin ndërkombëtar në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe implementimit në legjislacionin vendor, krijimin e masave për reagim adekuat ndaj trendeve dhe formave të reja të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe vendosjen e mekanizmave efektivë për bashkëpunim nacional dhe ndërkombëtar ndërmjet institucioneve kompetente vendore dhe të huaja, me qëllim parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dukuri kriminale që minojnë stabilitetin e sistemit financiar.
Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (Moneyval) është organ monitorues i Këshillit të Evropës, i cili raporton drejtpërdrejt te organi i tij kryesor dhe të Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës. Detyra e Moneyval-it është të vlerësojë përputhshmërinë e vendeve anëtare me standardet ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe efektivitetin e zbatimit të tyre, si dhe të japë rekomandime për pushtetin nacional lidhur me përmirësimet e nevojshme të sistemeve të tyre.

