8 C
Tetovo
E diel, 31 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDy kryeshefat e policisë së Tetovës në vijën e parë të luftës...

Dy kryeshefat e policisë së Tetovës në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe dhunës në familje

Policia e Tetovës po shënon rezultate të dukshme në luftën kundër kriminalitetit dhe dhunës në familje, ndërsa në krye të këtyre aktiviteteve janë drejtuesit e saj, Rijat Ali dhe Mujdin Beadini. Sipas të dhënave nga aksionet e realizuara gjatë periudhës së fundit, janë zbuluar dhe goditur disa raste që lidhen me tregtinë e lëndëve narkotike, ndërsa dhjetëra persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë përballur me procedura ligjore.

Një fokus i veçantë i punës së policisë ka qenë edhe lufta kundër dhunës në familje. Me reagime të shpejta dhe veprime konkrete në terren, janë ndaluar dhe proceduar një numër i konsiderueshëm personash të dyshuar për ushtrim dhune ndaj anëtarëve të familjes.

Angazhimi i vazhdueshëm i kryeshefit të SPB Tetovë, Rijat Ali, dhe shefit të Sektorit për Krim, Mujdin Beadini, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e efikasitetit të strukturave policore dhe në forcimin e sigurisë në rajon. Me një qasje të koordinuar dhe prani të vazhdueshme në terren, dy drejtuesit konsiderohen ndër faktorët kryesorë të rezultateve që policia e Tetovës po arrin në luftën kundër krimit dhe në mbrojtjen e qytetarëve. www.fol.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments