Nënkryetari i VLEN-it dhe deputeti Bekim Qoku ka publikuar një përmbledhje të arritjeve që, sipas tij, janë realizuar vetëm gjatë javës së fundit nga koalicioni VLEN, duke theksuar se rezultatet duhet të maten me projekte dhe investime konkrete, e jo me propagandë politike, përcjell Fol
Qoku ka veçuar nisjen e procedurave për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, avancimin e bashkëpunimit kufitar me Shqipërinë përmes sistemit One-Stop-Shop, investimin e ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë, si dhe zhvillimet në fushën e arsimit të lartë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Postimi i plotë i Bekim Qokut:
“Të fala nga VLENi,
vetëm gjatë javës së fundit:
✅ Nënshkruam marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të Autostradës Shkup – Bllacë;
✅ Votuam në Qeveri One-Stop-Shopin (regjimi hyrje-hyrje) me Shqipërinë, pas suksesit të sistemit Hyrje-hyrje me Kosovën;
✅ Sollëm investim të ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë pas 15 vitesh, 21 milionë euro investim dhe 500 vende të reja pune;
✅ Votuam në Parlament statutin e Universitetit Nënë Tereza, me të cilin fuqizojmë UNT-në me 3 fakultete të reja;
✅ Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat hyri në procedurë parlamentare dhe kuvendi miratoi leximin e parë.
#Sukseset nuk do i masim me llafe e propagandë por me kilometra dhe punë.
❌PRopaganda e zezë e BDI-së, tung e ki”, ka shkruar Qoku./Fol.mk


