8 C
Tetovo
E premte, 3 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut, priti në një...

Mustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Republikës së Shqipërisë, z. Besmir Beja

Mustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Republikës së Shqipërisë, z. Besmir Beja, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore.

Në fokus të takimit ishte zgjerimi i zbatimit të sistemit One Stop Shop në të gjitha pikat e përbashkëta kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky projekt synon të përshpejtojë procedurat kufitare, të ulë kohën e pritjes, të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, si dhe të rrisë efikasitetin e kontrolleve kufitare.

Mustafa Dauti theksoi se modernizimi i procedurave doganore dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional janë hapa të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kufiri më efikas, më të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe modernizimin e administratave doganore, duke theksuar se me përkushtim të përbashkët ky projekt do të realizohet me sukses.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments