Sot isha i nderuar te pres në takim afaristin e mirënjohur, biznesmenin dhe njëherësh Konsullin e Nderit të Malit të Zi në Turqi, z. Naser Alim, i cili është themelues dhe pronar i një grupi kompanish të suksesshme, me dy kompani në Turqi dhe pesë kompani në Ballkan.
Grupi i kompanive që ai drejton numëron mbi 700 të punësuar.
Gjatë bisedës shkëmbyem mendime për çështje që lidhen me zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, mundësitë e bashkëpunimit dhe tema të tjera me interes të përbashkët. Takime të tilla i vlerësoj si një mundësi të mirë për të forcuar dialogun dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në dobi të zhvillimit ekonomik.

