8 C
Tetovo
E enjte, 30 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniLëvizjet politike dhe raporti i forcave në Kuvend – VLEN dhe BDI...

Lëvizjet politike dhe raporti i forcave në Kuvend – VLEN dhe BDI me nga 11 deputetë!

Opozita shqiptare vazhdon bllokimin e ligjeve të cilat duhet të kalojnë me Badenter, përfshirë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe ligjet reformuese për arsimin e lartë.

Mungesa e numrave për Badenter, sipas BDI-së, dëshmon se kush e ka legjitimitetin politik në kampin shqiptar.

Por, numrat e deputetëve nga të dy kampet kanë lëvizur disa herë që nga zgjedhjet parlamentare.

Në dy vitet e para të këtij mandati, Kuvendi ka kaluar nëpër një sërë ndryshimesh. Këto lëvizje politike kanë ndikuar drejtpërdrejt në raportin e forcave në Kuvend, duke ndryshuar edhe numrin e deputetëve që përfaqësojnë secilën parti apo koalicion.

Koalicionin e atëhershëm VLEN e braktisi Arben Taravari, i cili përfaqësohej me 5 deputetë brenda koalicionit. Mimoza Musa dhe Salim Sulejmani vendosën të qëndrojnë në VLEN, ndërsa me Taravarin u larguan deputetët Rijad Shaqiri, Halil Snopçe dhe Sadik Sulejmani. VLEN ra nga 14 në 11 deputetë në atë kohë.

Por, edhe koalicioni Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI-ja, është prekur nga largime të shumta.

I pari që e prishi koalicionin me Ali Ahmetin ishte Menduh Thaçi i PDSH-së, i cili u largua nga Fronti Evropian dhe vendosi të veprojë si deputet i pavarur.

Derën që Thaçi e hapi për largim nga AKI e shftytëzuan edhe Ziadin Sela, Ilire Dauti e Elmi Aziri, të cilët edhe pse veprojnë si opozitë, nuk janë më nën llogon e Frontit Evropian, por veprojnë si deputetë të Lidhjes Shqiptare.

Ilir Demiri është larguar gjithashtu dhe vepron si deputet i pavarur.

Rrugën e largimeve nga Fronti Evropian e ndoqi edhe deputeti turk i këtij koalicioni, Bejxhan Iljas, i cili një periudhë veproi si i pavarur e më pastaj vendosi të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, pasi partia turke TDP mori edhe ministri pa resor me rikonstruimin e fundit.

Kështu, sot për sot, VLEN numëron 11 deputetë, ndërsa po aq ka edhe BDI-ja. Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës ka 3 deputetë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit poashtu 3 deputetë. TV KOHA

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments